E vogla e Maria Carey-t po ecën në hapat e mamasë së saj

E vogla e Maria Carey-t po ecën në hapat e mamasë së saj

19:29, 21/07/2021
A+ Aa A-

Monroe Cannon, e bija e Mariah Carey po ecën në hapat e së ëmës drejt suksesit dhe fames.

Ajo ka portretizuar një version të ri të yllit të hitit “We Belong Together”, në reklamën e markës së veshjeve “OshKosh B’Gosh”.

“Today is Someday” quhet fushata reklamuese që angazhon fëmijë për të personalizuar personazhet e famshëm të tillë si Mariah Carey, Muhammad Ali dhe Outkast dhe inspirimi i saj e ka burimin në synimet e fëmijërisë së disa prej artistëve më të famshëm.

Cannon shfaqet si e ëma në moshën 10-vjeçare, me qëllim që të nderojë fëmijërinë dhe ndikimin që Carey ka tek të rinjtë.

“Si një vajzë e vogël, isha i vendosur të realizoja ëndrrat e mia. Tani si nënë, më sjell kaq shumë gëzim kur shoh fëmijët e mi të realizojnë ëndrrat që mbajnë në zemrat e tyre”, ka deklaruar Mariah Carey.

 

Image

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco