Ronela Hajati nuk e citoi si autor të këngës, Agim Doçi ka diçka për të thënë

Ronela Hajati nuk e citoi si autor të këngës, Agim Doçi ka diçka për të thënë

14:34, 25/06/2021
A+ Aa A-

Ronela Hajati solli javën e kaluar remake të këngës “Alo Alo”, dhe ka rezultuar mjaft e suksesshme.

Mirëpo, në këngën e saj Hajati ka cituar si autor Luan Zhegun, i cili në fakt është interpretues dhe jo autori.

Autori i saj  është Agim Doçi, i cili është shprehur se kënga është e tij dhe se nuk po e tregon këtë fakt për ndonjë hatërmbetje që mund të ketë me Zhegun, por vetëm se e vërteta është e tillë.

 “I mori Luan Zhegut, por ai është interpretues, jo autor. Në Shqipëri vidhet çdo gjë, punë e madhe se vidhet vota. Kjo është një hit vere dhe kur e kemi bërë atë këngë, na thërritën që të shkonin në Shqipërinë veriore për të bërë qytetërimin e tyre. Fabula e kësaj është vlerësuar shumë sepse shumë familje me këtë urdhër partie do e linin të fejuarën, të dashurën, kështu që kjo këngë mund të merrte dhe çmim të parë, por mori çmim të dytë. Aso kohe, u quajt këngë buletin."

“Zoti Zhegu nuk e ka për herë të parë këtë krahmarrjen. Ronela ka bërë shumë mirë që e ka marrë dhe i uroj sukses. Edhe ti Ciko, vi frenat e dorës kur flet për veprat e mia, nuk është anekdotë. Do ishte kënaqësi e madhe nëse merren perlat, por jo të bastardohen. Ronela të flejë e qetë se xhaxhi Gimi nuk e ka hedhur në gjyq, -u shpreh Doçi.

Megjithatë, ai ka përgëzuar  Ronelën për këngën dhe i ka uruar shumë sukses.

Këngëtarja, menjëherë pas deklaratës së tij,  e ka fshirë emrin e Luan Zhejit si autor të këngës duke vendosur atë të Agim Doçit.

 

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco