E fshehur pas syzeve dhe maskës, Khloe shfaqet për herë të parë në publik pas ndarjes me Tristian

E fshehur pas syzeve dhe maskës, Khloe shfaqet për herë të parë në publik pas ndarjes me Tristian

16:49, 24/06/2021
A+ Aa A-

Mediat e huaja raportuan se Khloe Kardashian i ka dhënë sërish fund lidhjes së saj me Tristian Thompson, pas ribashkimit.

 

Një burim pranë Khloe konfirmoi se ajo u nda me Tristian së fundmi për shkak të spekulimeve në lidhje me besnikërinë e tij.

 

“Ata kanë punuar për thashethemet në lidhje me tradhtinë javët e fundit, por Khloe i tha Tristian se e ka humbur gjithë besimin ndaj tij dhe lidhja nuk mund të rregullohet më. Khloe tentoi realisht, por përfundimisht ndihet shumë e tradhtuar prej tij. Ajo i ka dhënë fund dhe thotë se nuk do të kthehet më mbrapa”, tha burimi.

 

Ndërkohë, Khloe është fotografuar për herë të parë në publik pas ndarjes nga Tristian. Ajo është parë në Los Angeles së bashku me vajzën e saj, True.

U vu re se Khloe-s i mungonte unaza e madhe e diamantit në gisht, që ka qenë pjesë e pandarë e saj gjatë muajve të fundit.

Khloe dukej në formë të mire, por kishte fshehur fytyrën poshtë syzeve të mëdha dhe një maske.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco