Jennifer Aniston në paqe pas shumë terapive

Jennifer Aniston në paqe pas shumë terapive

21:08, 23/06/2021
A+ Aa A-

Jennifer Aniston është mirënjohëse për gjërat e vogla.

52 vjeçarja u hap rreth asaj se si është jeta e saj sot.

Aktorja tha se është e rrethuar me lumturi nga miqtë e po ashtu edhe nga qentë e saj të dashur.

“Unë jam në një vend vërtet të qetë”, i tha ylli revistës People të mërkurën.

“Unë kam një punë që e dua, kam njerëz në jetën time që janë gjithçka për mua dhe kam qen të bukur. Unë jam thjesht një qenie njerëzore me shumë fat dhe e bekuar”.

Por rruga drejt lumturisë nuk ishte gjithmonë aq e thjeshtë.

“Vetë-ndërgjegjësimi është thelbësor”, shpjegoi ylli i “Friends”. “Unë kam marrë me të vërtetë shumë terapi. Thjesht duke qenë një person publik, ka shumë gjëra të mahnitshme që vijnë me këtë. Por ka edhe shumë gjëra të vështira”.

Ajo së fundmi së bashku me kolegët e “Friends” u rikthyen në një ribashkim special për HBO Max.

Aniston shtoi më tej se mbështetet te meditimi për të qenë më e qetë, pavarësisht karrierës së saj të profilit të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco