'Nuk i kam parë fëmijët e mi prej 10 muajsh'/ Maksi Lopez hedh akuza mbi ish partneren Wanda Nara

'Nuk i kam parë fëmijët e mi prej 10 muajsh'/ Maksi Lopez hedh akuza mbi ish partneren Wanda Nara

20:25, 23/06/2021
A+ Aa A-

Maksi Lopez, ka sulmuar hapur ish-partneren e tij Wanda Narën, e cila disa vite më parë e tradhtoi, duke nisur një romancë me sulmuesin tjetër, Mauro Ikardi, me të cilin vazhdon ende.

Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale, Lopez shkruan se nuk i ka parë fëmijët e tij prej 10 muajsh, duke shtuar më tej se Wanda Nara po këmbëngul që të ndërpresë lidhjen e fëmijëve me sulmuesin.

“Gëzuar ditën e babait të gjithë baballarëve në botë. Ndonëse unë nuk i kam parë fëmijët e mi prej 10 muajsh dhe këmbënguljes që të ndërprerë lidhjet mes nesh, unë përsëri do të jem pranë tyre. Është diçka që nuk do e kuptoni kurrë. Më mungoni, por këtë tashmë e dini”, shkruan Lopez.

Kujtojmë se Lopez ka me Wanda Narën 3 fëmijë, të cilët tashmë jetojnë me nënën e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco