'Lidhjet e mia kane? qene? mallkim', Selena Gomez flet pe?r marre?dhe?niet e saj

'Lidhjet e mia kane? qene? mallkim', Selena Gomez flet pe?r marre?dhe?niet e saj

20:52, 22/06/2021
A+ Aa A-

Në një intervistë për revistën prestigjoze “Vogue Australia”, Selena Gomez ka folur për lidhjet e saj romantike. Këngëtarja 28 vjeçare pranoi se shumica e marrëdhënieve në të kaluarën kanë qenë mallkim dhe se kurrë nuk është ndjerë e barabartë me partnerët e saj.

“Mendoj se shumica e lidhjeve të mia kanë qenë të mallkuara. Kam qenë shumë e re për t’u ekspozuar ndaj gjërave të caktuara kur isha në një marrëdhënie. Kurrë nuk jam ndjerë e barabartë me partnerët e mi”, është shprehur ylli i muzikës.

 

Dy nga lidhjet më të komentuara të Gomez janë romanca me Justin Bieber, në vitin 2010 dhe ajo me The Weeknd, në 2017. Këto histori të saj, janë një ndër arsyet pse kompania e saj e kozmetikës quhet pikërisht “Rare Beauty” (Bukuri e rrallë). “E rrallë” e ndihmoi Selenën të përcaktojë një fazë të re në jetën e saj.

Ndërkohë, “Rare” është vlerësuar nga fansat dhe kritikët si një nga albumet më të vëretë të Selenës. Në mesin e këngëve të saj nga albumi, fansat dalluan baladën emocionale “Lose You To Love Me”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco