Pas videos me fjalët ofenduese kundër aziatikëve, Billie Eillish kërkon falje publikisht

Pas videos me fjalët ofenduese kundër aziatikëve, Billie Eillish kërkon falje publikisht

14:56, 22/06/2021
A+ Aa A-

Billie Eilish dhe i dashuri i saj janë përfshirë në një diskutim të gjerë më ndjekësit e tyre për shkak të disa komenteve dashakeqe që këta të fundit bënë lidhur me komunitetin LGBT dhe personave me ngjyrë.

Në moshën 14-vjeçare, Billie ka realizuar një video ku duket ajo teksa përdor fjalë ofenduese drejtuar aziatikëve.

Mënyra si ajo fliste aty nuk ishte fare e hijshme, dhe për këtë arsye fansat janë të revoltuar pasi nuk e prisnin diçka të tillë nga ana e saj.

Pasi e gjitha kjo u bë virale, Billish ka reaguar në Instagram duke kërkuar ndjesë publike.

“Jam e tmerruar dhe e turpëruar dhe dua ta heq atë fjalë që kam thënë. Kjo ishte hera e parë që e dëgjoja atë fjalë në një këngë, sepse askush rreth meje nuk e ka përdorur. Pavarësisht injorancës dhe moshës sime të asaj kohe, asgjë nuk e justifikon faktin se ajo ishte e dhimbshme. Dhe për këtë gjë kërkoj falje”, është shprehur Billie.

Në fund ajo ka shtuar se kurrë nuk ka pasur si qëllim që të ofendojë apo të lëndojë njerëz, pasi kjo gjë e prek drejtpërdrejt edhe vetë atë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco