Çfarë ndodhi? Fero në telashe, pritet të dënohet deri në 5 vite burgim

Çfarë ndodhi? Fero në telashe, pritet të dënohet deri në 5 vite burgim

14:13, 22/06/2021
A+ Aa A-

Një ndër emrat më të përfolur në botën muzikore, mbetet padyshim ai i Feros.

Këngëtari shpesh është bërë pjesë e lajmeve rozë për shkak të sherreve që ka pasur jo vetëm me artistët e estradës, por edhe me persona të tjerë.

Në 22 Mars të vitit 2018, ai u përfshi në një sherr së bashku me dy miqtë e tij Mehmet Elshani dhe Avdyllah Islami, me një person të quajtur Lorent Bajrami.

Këngëtari së bashku me miqtë e tij goditën me sende të forta Bajramin dhe tashmë Fero akuzohet për: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Akuzë kjo e cila e çon këngëtarin në burg ose e detyron atë të paguajë një gjobë prej 7500 eurosh.

Ende nuk dihet se çfarë kanë vendosur autoritetet, pasi në mungesë të gjykatësit të çështjes, seanca është shtyrë për datën 8 Shtator.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco