Justin dhe Hailey Bieber habisin me veshjen e tyre gjatë takimit me presidentin francez

Justin dhe Hailey Bieber habisin me veshjen e tyre gjatë takimit me presidentin francez

11:48, 22/06/2021
A+ Aa A-

Justin dhe Hailey Bieber udhëtuan drejt Parisit ku u takuan me presidentin Emmanuel Macron dhe gruan e tij, Brigitte.

Këngëtari postoi një foto nga takimi në rrjete sociale, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte paraqitja e gruas së tij.

Modelja vendosi të vishte një fustan bezhë nga LaQuan Smith kombinuar me një palë sandale me të njëjtën ngjyrë dhe një çantë Liffner.

Ndërsa Justin pozonte me një kostum me një këmishë të zbërthyer, një zinxhir në qafë dhe një palë atlete blu.

Image

Elementi i papritur është prerja sensuale e fustanit, duke i lënë barkun e ekspozuar. Bieber dhe Hailey, të cilët janë parë në Paris gjatë dy ditëve të fundit, gjithashtu u fotografuan duke shijuar një darkë romantike në restorantin Le Stresa në Paris.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco