Vazhdon telenovela/ Maxi Lopez sulmon ashpër Wanda Narën në rrjete sociale

Vazhdon telenovela/ Maxi Lopez sulmon ashpër Wanda Narën në rrjete sociale

10:13, 22/06/2021
A+ Aa A-

Një episod i ri nga telenovela me protagonistë Wanda Narën dhe ish-in e saj Maxi Lopez.

Së fundmi futbollisti dëshironte t’ju bënte të ditur të gjithë se nuk kishte parë fëmijët e tij për dhjetë muaj dhe për ta bërë këtë ai u mbështet në rrjete sociale siç ndodh shpesh.

Argjentinasi ka postuar një histori në faqen e tij në Instagram ku sulmon ashpër zonjën aktuale të Icardit.

 Maxi Lopez përfitoi nga ‘Dita e baballarëve’ për t’i uruar të gjithë ato dhe për të hedhur një shigjetë të qartë ish-partneres së tij.

‘Gëzuar ditën e babait të gjtihë baballarëve në botë. Edhe pse ndoshta ju ndodh si mua që kam dhjetë muaj pa takuar fëmijët e mi, mos i prisni lidhjet, unë do të jem gjithmonë pranë tyre. Është diçka që nuk do ta kuptoni kurrë. Më mungoni por këtë tashmë e dini’ ka shkruar në postim Lopez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco