Aktori i 'Friends' flet për luftën e tij me kancerin: Ndoshta do të...

Aktori i 'Friends' flet për luftën e tij me kancerin: Ndoshta do të...

08:54, 22/06/2021
A+ Aa A-

James Michael Tyler, aktori që luajti punonjësin sarkastik të kafenesë ‘Gunther’ në “Friends”, ka folur për betejën me kancerin e prostatës, me të cilin u diagnostikua në 2018-ën.

Tyler tha se sëmundja nuk ishte kapur në kohën e duhur dhe kishte avancuar në pjesë të tjera të trupit të tij, shkruan “BBC”.

“Unë u diagnostikova me kancer të avancuar të prostatës, i cili është përhapur dhe në kockat e mia,“ - shpjegoi Tyler.

“Po jetoj me këtë diagnozë për pothuajse tre vitet e fundit … Tani jam në fazën e katërt. Kështu që përfundimisht, siç dhe ju e dini, ndoshta do të më marrë nga kjo jetë."

Tyler mësoi se vuante nga kanceri për herë të parë gjatë një kontrolli të zakonshëm.

Gjithashtu aktori tha se gjatë gjithë këtij procesi, ishte rrethuar nga njerëz që e mbështesnin dhe luteshin për shëndetin e tij.

Ai tha se mban një sens të mirë humori për ta përballuar këtë situatë dhe vendos qëllime realiste, të cilat e ndihmojnë të kalojë çdo gjê.

“Kjo më ka bërë mua, personalisht, të kuptoj se sa i rëndësishëm është çdo moment, çdo ditë,”- tha Tyler.

“Dhe luftoni. Mos u dorëzoni. Vazhdoni të luftoni. Mbani qëllime në jetë. Qëllimi im vitin e kaluar ishte të kaloja ditëlindjen time të 59-të. Unë e bëra atë, më 28 maj.

Qëllimi im tani është të kthehem në mbështetje për dikë me këtë intervistë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco