Olti i kërkon falje Linditës dhe i shpreh ndjenjat, ajo e lë keq

Olti i kërkon falje Linditës dhe i shpreh ndjenjat, ajo e lë keq

07:55, 22/06/2021
A+ Aa A-

Olti dhe Lindita u përplasën keq me njëri-tjetrin në puntatën e djeshme të “Përputhen+40”.

Olti i tha Linditës se ajo i ka përdorur meshkujt në program për të bërë xheloz Çimin.

Konkurrentja u revoltua dhe e kapi për fyti, ndërsa më pas u largua mes lotësh nga studioja.

Pas disa minutash, Lindita u rikthye sërish, duke thënë se nuk duron dot kur i preket morali.

Ajo zbuloi se para se të fillonte puntata e sotme, Olti i kishte kërkuar të dilnin çift nga programi.

Konkurrenti e mohoi, por megjithatë ai i kërkoi falje Linditës për fjalët e thëna.

“Të kërkoj jashtë mase ndjesë. Ishte diçka që ndodh rastësisht, nuk ishte faji im, a më kupton Oltin? Por interesi im ndaj teje është akoma më i fortë, nëse para pak minutash të kam ofenduar, të kam prekur, të kërkoj falje”, u shpreh Olti, i cili kërkoi dhe një përqafim nga Lindita.

“Me gjithë respektin nuk e pranoj Olti”, tha ajo.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco