Genc Prelvukaj thumbon artistët që blejnë klikime: Kam hallin se po shpenzohen shumë

Genc Prelvukaj thumbon artistët që blejnë klikime: Kam hallin se po shpenzohen shumë

11:19, 20/06/2021
A+ Aa A-

Artisti i njohur, Genc Prelvukaj, vazhdon të marrë vëmendje me postimet nga përditshmëria.

Ai asnjëherë nuk heziton që të publikojë imazhe të shumta nga jeta personale, përfshirë edhe udhëtimet që bën.

Por, në një postim të fundit në Instagram ai ka ofruar mundësinë fansave që ta pyesin rreth të rejave.

Njëri prej komentuesve kërkoi mendimin e reperit për artistët që arrijnë për një kohë të shkurtër miliona klikime në YouTube.

“Uroj t’i arrijnë edhe një miliardë por kam hallin se shpenzohen shumë”, është shprehur ai.

“Rrezja ime” ndërkohë është projekti muzikor i fundit nga ai, që u prit mirë nga dëgjuesit e muzikës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco