Cila është arsyeja që femrave u pëlqejnë më shumë meshkujt e pakënaqur sesa ata të buzëqeshurit

Cila është arsyeja që femrave u pëlqejnë më shumë meshkujt e pakënaqur sesa ata të buzëqeshurit

10:59, 20/06/2021
A+ Aa A-

Këtë përgjigje me siguri nuk e keni pritur

Në hulumtim janë përfshirë 1.000 persona të rritur, të cilët kanë klasifikuar tërheqjen e njerëzve të tjerë, duke u bazuar në fotot në të cilat janë treguar meshkuj dhe femra me ekspresione të ndryshme emocionale në fytyrë.

Rezultatet treguan se gratë tërhiqeshin më pak nga burrat e buzëqeshur, të lumtur dhe se preferojnë ata që duken krenarë dhe të fuqishëm ose me humor jo të mirë dhe të ndrojtur.

Në të kundërtën, burrat tërhiqeshin më shumë nga gratë që dukeshin të lumtura, dhe më së paku nga të gjitha ato që dukeshin krenare dhe kryelarta.

Image

Atëherë, për çfarë janë në të vërtetë këto zgjedhje?

Tërheqja është ndikuar nga aspektet evolucionare dhe kulturore. Gratë tërhiqen nga burrat që tregojnë krenari, sepse sugjeron që ato mund të mbështeten tek ata. Dhe krenaria lidhet drejtpërdrejt edhe me statusin ekonomik.

Gjithashtu, fakti që një burrë qesh mund të lidhet me mungesën e dominimit. Në të kundërt, burrat e perceptojnë një grua të buzëqeshur si të lëndueshme dhe të dëgjueshme.

Është interesante që ndrojtja është tërheqëse për të dy gjinitë, sepse ai emocion ngjall besim. Psikologët pohojnë se burrat që duket se janë të përqendruar në interesat e tyre tërhiqen më shumë nga gratë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco