Pas deklaratave fyese ndaj komunitetit LGBT, i dashuri i Billish Eillish kërkon falje publike

Pas deklaratave fyese ndaj komunitetit LGBT, i dashuri i Billish Eillish kërkon falje publike

17:20, 18/06/2021
A+ Aa A-

Matthew Tyler Vorce, i dashuri i Billie Eilish para disa ditësh në Instagramin e tij publikoi disa postime ku me fjalë fyese i  drejtohej komunitetit LGBT dhe personave me ngjyrë.

Vorce, u kritikua nga fansat e tij pasi gjuha që ai përdori dhe termat me të cilat ju referua atyre ishte e paparanueshme.

Ndërsa, nga ana tjetër, Billish ka postuar disa imazhe ku shihet në mesin e disa vajzave dhe ndjekësit menduan se tashmë ajo ishte pjesë e LGBT.

E gjitha kjo ra në kontradiktë, pasi Billish nga njëra anë u shpreh se ”i donte vajzat” dhe i dashuri saj nga ana tjetër doli në deklarata fyese ndaj tyre.

Mirëpo, ditën e sotme ai ka kërkuar falje për këto mesazhe dhe është shprehur se ndihet i penduar se se e gjitha kjo ka qenë thjeshtë një keqkuptim.

“Dua të kërkoj falje për gjërat që kam shkruar në mediat sociale në të kaluarën. Gjuha që kam përdorur ishte lënduese dhe e papërgjegjshme dhe e kuptoj se sa fyese janë ato fjalë,” shkroi ai.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco