Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

Fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, dëshirojnë të dëshmojnë kundër të atit në gjyqin e kujdestarisë

Fëmijët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, dëshirojnë të dëshmojnë kundër të atit në gjyqin e kujdestarisë

15:50, 18/06/2021
A+ Aa A-

Angelina Jolie dhe Brad Pitt firmosën divorcin e tyre para disa kohësh dhe patën një ndarje aspak miqësore.

Ndonëse ka dy vite që po luftojnë për kujdestarinë e fëmijëve, mesa duket ata ende nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët rreth asaj që do të vendosin.

Gjatë proçesit gjyqësor, avokatët e Jolie paraqitën një kërkesë sipas së cilës fëmijët e saj dëshironin të dëshmonin kundër të atit.

“Fëmijët, kujdestaria e të cilëve është në diskutim, janë mjaft të rritur për të kuptuar se çfarë po ndodh“, - shkruhet në dokumentin e marrë nga “US Weekly”.

“Gjyqi do të ndikojë domosdoshmërisht tek ta emocionalisht. Tre nga fëmijët kanë kërkuar të dëshmojnë”- u shprehën ata.

Kjo padi, erdhi si shkak i pëpjekjes së vazhdueshme të Jolisë për të larguar gjykatësin e çështjes, John Ouderkerk për shkak se ajo pretendonte se John kishte lidhje me avokatët e Brad Pitt.

Nga ana tjetër, Maddox djali i tyre i madh i cili është 19 vjeç, është shprehur se dëshiron që të mbajë mbiemrin e të ëmës pra Jolie, dhe jo atë të babait të tij.

Pretendim ky, i cili është hedhur kategorikisht poshtë nga Angelina dhe ajo është shprehur se kurrë nuk do mbështesë djalin e saj drejt një hapi të tillë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco