Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kim Kardashian padit personin që i dërgonte shpesh dhurata 'të dyshimta'

Kim Kardashian padit personin që i dërgonte shpesh dhurata 'të dyshimta'

17:48, 17/06/2021
A+ Aa A-

 Motrat Kardashian, janë padyshim ndër familjet më të suksesshme në botë dhe kanë ndikim në disa nga industritë e modës.

Por, pavarësisht faktit se je zotërues i një pasurie miliarda-dollarëshe, nuk do të thotë se nuk je i rrezikuar nga disa individë.

 Në mediat rozë ata bëhen shpesh burime lajmi pasi disa persona mundohen të j'u afrohen edhe pse kundër dëshirës së Kardashians.

Së fundmi, në një incident të tillë është përfshirë Kim, e cila ka marrë një pako që përmbante një unazë fejese nga një person i dyshimtë. Sipas TMZ, Kim ka ngritur padi ndaj tij dhe ajo pretendon se ky person është i njëjtë me atë që i ka dërguar disa artikuj që nga data 3 Qershor.

Personi në fjalë është afruar disa herë edhe rreth shtëpisë së saj  dhe ka postuar në rrjete socilale një çertifikatë të rreme martese duke i  dërguar mesazhe të çuditshme.

Një nga burimet thotë se gjykata ka rënë dakord me padinë e ngritur nga Kardashian. Ndërsa për personin është ngritur një urdhër i përkoshëm, sipas të cilit ai e ka të ndaluar ti afrohet shtëpisë së saj dhe duhet ti qëndrojë 100 metra larg.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco