Cozman e ka 'mbyllur kapitullin' me Tunën, tashmë në krahët e një tjetër femre

Cozman e ka 'mbyllur kapitullin' me Tunën, tashmë në krahët e një tjetër femre

17:02, 17/06/2021
A+ Aa A-

Cozman është padyshim një ndër reperat më të suksesshëm të showbizit shqiptar.

Këngëtari gjithmonë e ka mbajtur larg mediave jetën e tij private, dhe që nga ndarja që pati me Tunën, nga ai nuk kemi dëgjuar më asgjë.

Mirëpo, së fundmi, Cozman ka vendosur që t'i surprizojë fansat e tij, pasi në InstaStory ai publikoi një foto ku shihej në krahët e një bruneje seksi.

Vajza në fjalë quhej Fjolla, dhe ajo e shoqëron Cozmanin në çdo dalje të tij publike duke e çuar kështu lidhjën e tyre në një tjetër nivel.

Pas postimit të fundit, këngëtari ka habitur sërish pasi e ka publikuar foton e Fjollës për të dytën herë teksa ajo po mblidhte qershia.

Mesa duket, dyshja po jetojnë momente të bukura dashurie dhe Cozman duket kokë e këmbë i dashuruar pas saj.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco