‘Welcome to Holywood’/ Koha kur Melinda Ademi këndonte para Jennifer Lopez, Aerosmith dhe Nicky Minaj

‘Welcome to Holywood’/ Koha kur Melinda Ademi këndonte para Jennifer Lopez, Aerosmith dhe Nicky Minaj

11:57, 17/06/2021
A+ Aa A-

Melinda Ademi vite më parë ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka marrë pjesë në disa edicione në spektaklin e famshëm të ‘American Idol’.

 

Ajo ka filluar karrierën e saj në moshën 16-vjeçare, e që gjatë vitit 2011, ajo morri pjesë për herë të parë në këtë spektakël, por se nuk arriti të fitonte ndonjë çmim.

Melinda u rikthye sërish pas dy viteve duke arritur të kualifikohej deri në gjysmë finale. Këngëtarja u bë një ndër artistet më të dashura të muzikës shqiptare për vetëm pak vite karrierë në muzikën shqiptare.

Image

Në vitin 2011, ajo ishte përball këngëtares me famë botërore, Jennifer Lopez dhe Aerosmith të cilët e votuan me “PO”, artisten shqiptare. Ndërsa gjatë vitit 2013, ishte përball Mariah Carey dhe Nicki Minaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco