Në dekadën e shtatë, Michelle Pfeiffer shkëlqen edhe pa grim

Në dekadën e shtatë, Michelle Pfeiffer shkëlqen edhe pa grim

19:53, 16/06/2021
A+ Aa A-

Aktorja Michelle Pfeiffer është konsideruar prej kohësh një nga gratë më të bukura në botë, dhe shumë nga fansat e saj pajtohen se ajo e meriton titullin edhe në moshën 64 vjeçare.

Paparaci filmoi Pfeiffer këtë javë gjatë një shëtitje nëpër lagjen e saj në Brentwood, dhe ajo nuk kishte aspak grim në fytyrën e saj.

Pfeiffer kishte veshur tuta të gjera dhe sandale, dhe pjesërisht mbuloi fytyrën me syze dielli dhe i lidhi flokët në një bisht.

Edhe pse nuk ishte e grimuar, ajo nuk u përpoq të fshihej nga kamerat, dhe shpesh poston foto pa make-up në Instagramin e saj.

Tifozët zakonisht e vlerësojnë atë nën postime të tilla sepse ajo është e ‘moshuar me dinjitet’, megjithëse disa dyshojnë se ajo ende injekton injeksione botoksi në ballë dhe nën sytë e saj, gjë që ajo kurrë nuk e konfirmoi.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco