Ronela Hajati zbulon detaje të reja nga bashkëpunimi me dy artistët nga Kosova

Ronela Hajati zbulon detaje të reja nga bashkëpunimi me dy artistët nga Kosova

15:57, 16/06/2021
A+ Aa A-

Me publikimin e hitit të saj të saj veror “Aventura”, Ronela Hajati padyshim që korri një sukses të vërtetë pasi kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe fansat e pëlqyen shumë atë.

Kjo këngë kishte një vit që ishte gati, por për shkak të pandemisë ajo nuk mundi ta publikonte.

Por, Ronela ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me një tjetër projekt muzikor i titulluar “Alo”.

Ky do të jetë një bashkëpunim me Vig Poppën dhe do të publikohet në datën 20 qershor.

“20 QERSHOR - ALO”, do të publikohet kënga e katërt e albumit tim “Rron”. Vig Poppa shumë kënaqesi të punosh me ty”, - shkruan ajo krah një postimi.

Para dia ditësh, këngëtarja ishte e ftuar në një emision në ABC me moderatore Jonida Shehun dhe foli rreth albumit “Rron”, si dhe u shpreh se përveç Vig Poppës, bashkëpunëtori tjetër i saj do të jetë edhe artisti Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco