Fotografitë e tij u përdorën për arsye fitimprurëse, Jay-Z padit fotografin

Fotografitë e tij u përdorën për arsye fitimprurëse, Jay-Z padit fotografin

15:38, 16/06/2021
A+ Aa A-

Jay-Z ose ndryshe Shawn Carter është padyshim një ndër artistët më të kërkuar në industrinë e muzikës.

Së fundmi, ai është përfshirë në një konflikt me fotografin e tij personal pasi ai e akuzon atë për përdorim të fotove pa lejen e tij.

Në fotograninë e publikuar nga ai, Jay-Z duket i veshur me një kostum në ngjyrë të zezë, kapelë dhe në dorë mbante një puro.

Ky imazh i tij u përdor si kopertinë në “Reasonable Doubt” dhe në proçesin gjyqësor thuhet se “Jay-Z kurrë nuk i dha leje Mannion të shesë ndonjë nga imazhet.

As Jay-Z nuk e autorizoi Mannion të përdorte emrin, ngjashmërinë, identitetin ose personalitetin e tij për ndonjë qëllim.”

Jay-Z ja ka ndaluar këtij fotografi që të përdorë fotografitë e tij, por ai nuk ja ka vënë veshin dhe ka vazhduar ti publikojë pa leje.

Në padinë e bërë nga ky i fundit thuhet se Carter po përdor printimet e fotografive të Jay-Z dhe se po fiton mijëra dollarë “në kurriz të tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco