Ish-gruaja e Jeff Bezos dhuroi  2.7 miliardë dollarë për bamirësi

Ish-gruaja e Jeff Bezos dhuroi 2.7 miliardë dollarë për bamirësi

13:01, 16/06/2021
A+ Aa A-

Miliardierja MacKenzie Scott, ish gruaja e themeluesit të Amazon Jeff Bezos, ka dhuruar plot 2.7 miliardë dollarë në një fond bamirësie.

Ishte vetë ajo që e ndau me ndjekësit këtë kontribut të saj, teksa shkroi në blogun  e saj që donte tu jepte paratë atyre, “që ishin nënfinancuar dhe anashkaluar në të kaluarën”.

Ajo u shpreh se kishte zgjedhur 286 organizata që merren me pabarazi racore, art dhe arsim.

MacKenzie Scott është një nga gratë më të pasura në botë.

Pjesa më e madhe e pasurisë së saj vjen nga divorci i saj në 2019 me Bezos, i cili aktualisht është njeriu më i pasur në botë.

Ajo ndihmoi Bezos të nisë Amazon në 1994 dhe si pjesë e marrëveshjes, Scott përfundoi me katër përqind të aksioneve të kompanisë.

Nuk është hera e parë që ajo bën bamirësi, ajo është e njohur për punën e saj të bamirësisë, në dhjetor zbuloi se në vetëm katër muaj ajo dhuroi më shumë se katër miliardë dollarë për bamirësi të drejtuara nga gra, banka ushqimore, kolegje ...

Pavarësisht nga madhësia e këtyre donacioneve, ajo mbetet personi i 22-të më i pasur në botë,  me 59.5 miliardë dollarë, sipas Forbes .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco