Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Ervin Koxherri plas ‘bombën’: Hyra me kompromis në ‘Përputhen’, kisha 1 vit e gjysmë i lidhur

Ervin Koxherri plas ‘bombën’: Hyra me kompromis në ‘Përputhen’, kisha 1 vit e gjysmë i lidhur

12:00, 16/06/2021
A+ Aa A-

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Ervin Koxherri ishte i ftuar sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Menjëherë pas daljes nga programi qarkulloi nëpër portale një foto e tij me missi-n shqiptar, Damaljanta Gjergji, duke lënë të kuptohej se mes tyre kishte nisur një lidhje dashurie.

 

Në daljen e tyre të parë, Ervini dhe Damaljanta treguan për “Ftesë në 5” se janë veç shokë dhe mes tyre nuk ka ekzistuar kurrë një histori dashurie.

 

Më tej Ervini sqaroi se gjatë kohës që u publikuan lajmet ka qenë në një lidhje dashurie me një vajzë tjetër.

I pyetur nga Bieta ai rrëfeu se kishin 1 vit e gjysmë bashkë dhe kishin rënë dakord për hyrjen e tij në “Përputhen”.

 

“Ne bëmë kompromis kur hyra unë në Përputhen, sepse qëllimi i hyrjes sime atje ishte muzika”, u shpreh ai.

Ervini pohoi se tashmë janë ndarë, madje kënga e tij e fundit ishte një dedikim për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco