Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Fero zbulon për publikun disa të pathëna rreth lidhjes me Arbenitën dhe planet për dasmë

Fero zbulon për publikun disa të pathëna rreth lidhjes me Arbenitën dhe planet për dasmë

18:15, 15/06/2021
A+ Aa A-

Arbenita Ismajli dhe Fero janë bekuar me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë, një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Nina.

Shpesh-herë, ata kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies pak të krisur që kishin me njëri-tjetrin.

Por, megjithatë ata nuk preferojnë të flasin shumë rreth raportit që ata kanë.

Ditën e djeshme Fero, ishte i ftuar në emisionin “Rudina” ku tregoi shumë të pathëna rreth lidhjes së tij me Arbenitën.

“Nuk mendoj që ka çift në botë që nuk zihet të paktën një herë dhe ka ndodhur ndonjë zënkë ndonjëherë, por gjithnjë kemi qenë bashkë…

Ka ndodhur që jemi mërzitur 3-4 orë, s’kemi folur, por prapë jemi pajtuar,”- tregoi ai.

I pyetur nga moderatorja rreth planeve që ata kanë për dasmë, veç celebrimit që kanë bërë para disa kohësh, Fero u shpreh se e ka në plan diçka të tillë po për shkak të pandemisë ende nuk kanë mundur ta realizojnë.

Sakaq, ai tregoi se vogëlushen Nina kanë vendosu ta quajnë të tillë pasi ky emer kishte kuptimin “e këndshme” dhe çiftit i ka pëlqyer.

“Kemi qenë me Arbenitën duke parë emra dhe na ka pëlqyer të dyve. S’po them as ia ka vënë Arbenita, as unë, por ia kemi vënë bashkë Nina.

Po, edhe kuptimin e ka ‘e këndshmja’. Nina do të thotë ‘e këndshme’”,– u shpreh Fero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco