Sindi ironizon Melisën për muzikën që bën, më pas pendohet dhe e fshin deklaratën

Sindi ironizon Melisën për muzikën që bën, më pas pendohet dhe e fshin deklaratën

15:23, 15/06/2021
A+ Aa A-

Sindi Loci dhe Melisa Leshi janë dy ish-konkurrentët e “Përputhen” të cilat kanë pasur shumë zënka gjatë qëndrimit të tyre në program.

Mirëpo, këto debate nuk i kanë lënë as tani që nuk janë më pjesë e programit, pasi shpesh herë i shohim teksa hedhin kunja me njëra- tjetrën, në rrjetet sociale.

Shumë nga konkurrentët e “Përputhen” pas përfundimit të emisionit janë bërë pjesë e botës muzikore.

Ky ishte edhe rasti i Melisës, pasi pas daljes nga programi ajo solli dy hite të cilat u pëlqyen nga publiku, por jo nga Sindi.

Kjo e fundit e ka irozuar shpesh atë dhe personazhet e tjerë që u bënë pjesë e muzikës pasi sipas saj nëse nuk do të ishin pjesë e “Përputhen” nuk do të merrnin as 1 mijë klikime.

Melisa përmes një videoje në Instagram shprehet me shumë qetësi se dhe Sindi mund ta kishte shfrytëzuar famën e marrë nga “Për’puthen” për të bërë diçka më të mirë në jetën e saj.

Ajo shton se është shumë krenare me arritjet e saj aktuale në muzikë, por ndërkohë Sindi nuk po bën asgjë me jetën e saj.

Kaq duhej që Sindi të shprehej se dinte gjëra për Melisën që as Andi nuk i di.

Por nuk dihet se çfarë ndodhi me të, pasi pas disa orësh, ajo e tërhoqi deklaratën e saj dhe madje i ka kërkuar falje Melisës.

“Gjërat shkojnë gjithmonë në ekstrem kur bëhet fjalë për ëndrrat tona. Megjithatë kërkoj ndjesë meqënëse të kam shqetësuar ty apo dikë tjetër! Të uroj gjithë të mirat!”, shkruan Sindi.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco