VIDEO Virale/ Cristiano Ronaldo ‘sulmon’ sponsorin e Coca Cola

VIDEO Virale/ Cristiano Ronaldo ‘sulmon’ sponsorin e Coca Cola

14:38, 15/06/2021
A+ Aa A-

Një nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka deklaruar se është i motivuar të fitojë trofe.

 

Ronaldo shënoi një gol ndaj Israelit në miqësoren e 9 qershorit, teksa shkon vetëm pesë gola larg rekordit për golashënuesin më të mirë në nivel Kombëtaresh. Ai është shprehur se është shumë i motivuar për ta fituar “Euro 2020” por se nuk premton asgjë.

 

Së fundmi, ylli portugez ka tërbuar UEFA-n duke ‘sulmuar’ sponsorët gjatë një konference për shtyp, ku ai largoi dy shishet e Coca-Cola-s që i kishin vënë përpara.

Kompania është një sponsor zyrtar i turneut dhe e kishte produktin të ekspozuar gjatë konferencës për shtyp, por futbollisti portugez u revoltua teksa pa shishet përpara tij dhe i largoi ato, e në vend të saj mori një shishe ujë dhe bërtiti:

“Pi ujë!”

 

Duhet theksuar se Cristiano është jashtëzakonisht strikt në lidhje me dietën apo regjimin e tij të fitnesit, kështu që nuk është për t’u çuditur që ai dukej i ofenduar vetëm duke i parë pijet e gazuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco