Skandal/ Një tjetër i bullizuar Chrissy Teigen, dizenjuesi: Prej saj mendoja të vrisja veten

Skandal/ Një tjetër i bullizuar Chrissy Teigen, dizenjuesi: Prej saj mendoja të vrisja veten

13:30, 15/06/2021
A+ Aa A-

Listës së ‘viktimave’ të bullizimit nga Chrissy Teigen i është shtuar edhe dizenjuesi Michael Costello.

Pas modeles Courtney Stodden, e cila foli publikisht si një nga personat që bashkëshortja e John Legend ka tallur në të kaluarën, edhe ish-pjesëmarrësi në “Project Runway” ka treguar përmes një deklarate në “Instagram” se prej saj ka dashur të vrasë veten.

 

“7 vitet e fundit ka jetuar me një traumë të thellë e të pashëruar. Doja të vrisja veten dhe jam ende i traumatizuar, me depresion dhe kam mendime vetëvrasjeje”- tha ai teksa theksoi se Teigen e ka bullizuar që në vitin 2014.

 

Ndërkohë kujtojmë se pas deklaratave të Stodden, Chrissy reagoi duke i cilësuar veprimet e saj të turpshme dhe vendosi të hiqte dorë nga rrjetet sociale. Por së fundmi ajo ka thyer heshtjen dhe ka folur publikisht për ngjarje.

 

“E di që kam qëndruar e heshtur dhe Zoti e di që ju nuk doni të dëgjoni për mua, por dua të dini se kam marrë një dënim të merituar nga gjithë bota. Asnjë ditë, asnjë moment i vetëm nuk ka kaluar pa ndjerë peshën e rëndë të pendesës për gjërat që kam thënë në të shkuarën. Unë i kam kërkuar falje publikisht një personi, por ka edhe të tjerë, dhe më shumë sesa vetëm disa, të cilëve duhet t’u them se më vjen keq. Po kërkoj të lidhem me njerëzit që kam ofenduar. E kuptoj që mund të mos duan të më flasin. Unë nuk mendoj se do të doja të flisja me veten. Por nëse ata duan, unë jam këtu dhe do të dëgjoj çfarë kanë për të thënë, teksa kërkoj falje mes lotësh. Nuk ka asnjë justifikim për postimet e mia të tmerrshme. Ata njerëz nuk i meritonin ato. Askush nuk i meriton. Shumë prej tyre kishin nevojë për empati, mirësi, mirëkuptim dhe mbështetje, jo për poshtërsinë time të maskuar si një lloj humori. Më vjen shumë keq”, shkruan ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco