Hollywood në zi/ Aktorja e  njohur e filmit të famshëm ‘Cocktail’ ndërron jetë

Hollywood në zi/ Aktorja e njohur e filmit të famshëm ‘Cocktail’ ndërron jetë

10:52, 15/06/2021
A+ Aa A-

Aktorja e njohur e shfaqur në shumë prodhime të suksesshme të Hollywood-it, Lisa Baines ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.

Siaps Daily Mail, Baines ndërroi jetë ditën e djeshme (14/6) pas një aksidenti rrugor dhjetë ditë më parë.

Sipas gazetës britanike aktorja fatkeqe e cili jetonte në Los Anxhelos, vizitoi New Yorkun në fillim të këtij muaji.

Ndërsa ecte në pjesën e sipërme Upper East Side për të takuar burrin e saj Kathryn Cranhold, për darkë, një skuter elektrik,e përplasi aktoren.

Sipas dëshmitarëve, pasi skuteri e goditi Baines me shpejtësi të madhe, shoferi i tij kaloi dritën e kuqe dhe iku, duke e lënë aktoren të mbuluar me gjak në rrugë.

Si rezultat i aksidentit, Baines pësoi një dëmtim serioz në kokë.

 Ajo u dërgua me urgjencë në Spitalin Mount Sinai Morningside , ku qëndroi në gjendje kritike për 10 ditë, duke ndërruar jetë më pas.

Bashkoshërtoi i Baines kishte apeluar ditët e mëparshme nëse dikush dinte ndonjë gjë në lidhje me automjetin që goditi aktoren për të folur me policinë, megjithatë deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim për incidentin.

Lisa Baines lindi në Ohio dhe është rritur në Colorado. 

Ajo studioi aktrim në shkollën e famshme Juilliard dhe me kalimin e viteve arriti të ndërtojë një karrierë të madhe në New York dhe Hollywood, duke u shfaqur në dhjetëra seriale dhe filma. 

Në ekranin e vogël, aktorja kishte luajtur role në serialet "Një jetë për të jetuar", "China Beach", "The Royal Pains" dhe "Nashville".

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco