Jo vetëm Jennifer por edhe Alex Rodriguez 'hidhet' në krahët e ish-it pas ndarjes

Jo vetëm Jennifer por edhe Alex Rodriguez 'hidhet' në krahët e ish-it pas ndarjes

20:29, 14/06/2021
A+ Aa A-
Ditët e fundit të gjithë mediat rozë po shkruajnë rreth romancës së re që Jennifer Lopez ka nis me ish-bashkëshortin e saj, Ben Affleck pas ndarjes nga Alex Rodriguez. Mirëpo, duket se të njëjtën “rrugë” duket se ka nisur të ndjekë edhe vetë Rodriguez, pasi është parë nën shoqërinë e ish-bashkëshortes së tij, Cynthia Scurtis. Në llogarinë e tij Instagram, ai publikoi disa foto krahas saj dhe dy personave të tjerë dhe i shoqëroi me mbishkrimin “ekuipazhi i stërvitjes”. Ende nuk dihet nëse dyshja po ruan nje raport miqësor mes tyre apo kanë vendosur që t'i japin njëri-tjetrit një shans të dytë. Pavarsisht faktit se ata u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, kujtojmë se Cynthia kur ka paraqitur kërkësën e saj për divorc është shprehur se marrëdhënia e tyre është prishur për shkak të tradhëtive të shpeshta që ka marrë nga Alex.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco