VIDEO/ Me shpejtësi të çmendur, makina del nga rruga në Teksas dhe përfundon në turmën me njerëz

VIDEO/ Me shpejtësi të çmendur, makina del nga rruga në Teksas dhe përfundon në turmën me njerëz

10:44, 14/06/2021
A+ Aa A-

Një garues makinash, doli nga rruga me baltë ku po garonte dhe shkoi në drejtim të spektatoëve duke lënduar 29 persona.

Ngjarja ka ndodhur në Teksas të dielën në mëngjes, rreth orës 06:30 minuta.

Aksidenti duket tragjik, ndërsa turma e njerëzve duket teksa bërtet.

Njerëzit e pranishëm u përpoqën që të ndihmojnë të plagosurit, përpara se të mbërrijnë ambulancat.

Mbetet e paqartë se çfarë e bëri shoferin të dilte nga pista dhe të përplasej me turmën e spektatorëve, por Scott Smith, pronari i Rock Solid Protection, i cili kishte pastruar pistën për garën, tha se incidenti ndodhi kur makina goditi një copë balte dhe humbi kontrollin.

Nga 29 të lënduarit, tetë prej tyre shkuan në spital, ndërsa tre janë në gjendje kritike për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco