Dikur shoqe të ngushta/ Ingrid Gjoni tregon pse nuk e shohim më me Çiljetën

Dikur shoqe të ngushta/ Ingrid Gjoni tregon pse nuk e shohim më me Çiljetën

09:52, 14/06/2021
A+ Aa A-

Dy mikeshat Ingrit dhe Çiljeta, nuk po shihen më bashkë si dikur dhe kjo është bërë shkak që të qarkullojnë zëra se miqësia e tyre dhe mund të jetë prishur.

 

Së fundmi, Ingridi ka qenë e ftuar në “Fermë”, ku ka folur për këtë temë.

“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira. Rezultoi shoqe shumë e mirë 20 vjet, prandaj e mbaj akoma me fanatizëm shoqërinë. Çiljeta është si shpirt dhe bëhemi bashkë për të nxjerr kalamajtë”, u shpreh Ingrid.

Image

Nga ana tjetër, Çiljeta Xhilaga ka 5 vite që jeton një histori dashurie me prtierin e Partizanit, Alban Hoxhën.

 

Së fundmi, në një intervistë për emisionin “Jashtë loje, Çiljeta fli si rrallëherë për lidhjen e saj me albanin dhe marrëdhënien që ai ka më djalin e saj, Fernandon.

 

“Ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet edhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër kur ti kupton që nuk rri dot pa tjetrin dhe aty ti merr një vendim me veten dhe e kalon gjënë në një tjetër nivel pastaj. Albani është një djalë sentimental dhe besnik. Është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Është njeri familjar, ka sedër shumë”, u shpreh këngëtarja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco