‘Është kaq e vështirë të bësh turne kur je femër’, këngëtarja e famshme zbulon si u ndikua nga Taylor Swift dhe Britney Spears

‘Është kaq e vështirë të bësh turne kur je femër’, këngëtarja e famshme zbulon si u ndikua nga Taylor Swift dhe Britney Spears

17:56, 10/06/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Vogue”. Ajo ka folur për ndikimin që ka pasur në krijimin e stilit të saj, dy artiste të njohura të muzikës pop.

Selena Gomez u bë shumë e sinqertë kur tregoi disa nga veshjet e saj më ikonike, nga periudha kur ishte pjesë e Disneyt, nga vitet 2007 deri në 2021.

Image

Themeluesja e “Rare Beauty” në një video të re të Vogue, të publikuar në 28 prill, shpjegoi se si këngëtarët Taylor Swift dhe Britney Spears frymëzuan stilin e saj.

“Të them të drejtën isha më e re, Taylor më frymëzonte shumë kur bëhej fjalë për veshjet e zakonshme dhe të skenës”, zbuloi Selena ndërsa fliste për ‘outfit-in’ që kishte veshur në videoklipin e vitit 2011 për “Love You Like a Love Song”.

Image

Ajo pastaj tha me dyshim se “ju kurrë nuk do të më shihni të vish përsëri atë … Mendova se ishte koha të bëhesha një yll pop. Ishte vërtet argëtuese. Mendoj se ishte hera e parë që përpiqesha të isha pjesë e modës së lartë. Dhe mund të qeshësh me këtë, sepse kjo nuk është moda e lartë “.

Image

Kur foli për turneun e saj në Revival 2016, Selena shpjegoi se një nga jumpsuit-et që veshi, ishte frymëzim nga Taylor.

“Është kaq e vështirë të bësh turne kur je femër sepse ke gjithë atë presion për të krijuar shume veshje njëkohësisht të jesh rehat me veshjen dhe të kesh mundësi të performosh”, shpjegoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco