FOTO/ Gjira i kërkon falje publikisht Melindës

FOTO/ Gjira i kërkon falje publikisht Melindës

16:59, 10/06/2021
A+ Aa A-

Javën e kaluar në rrjet pati debate për kritikat publike që Gjitha Kajtazi i drejtonte Melinda Ademit. Me të publikuar këngën më të fundit, Gjira i ka përmendur Melindës të ëmën e ndjerë.

 

Gjira u shpreh se nuk arrinte të kuptonte se si mund të dilte e veshur në atë formë Melinda, pasi në muajin mars nëna e saj ndërroi jetë, deklaratë kjo e cila bëri bujë në mediat rozë.

 

Ajo reagoi sërish një ditë më vonë duke thënë se me reperen Melinda Ademi, ishte sqaruar në privat, por fansat e kësaj të fundit nuk e kanë lënë rehat derisa është detyruar të kërkojë falje publike për ato fjalë.

 

Ajo shkroi se nuk ka qenë qëllimi i saj të lëndojë këngëtaren apo ta ofendonte dhe i vjen keq që i ka marrë të drejtën t’i prihet në jetën personale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco