Po darkonte me miqtë e tij Lefteris Pantazis përfundon në spital

Po darkonte me miqtë e tij Lefteris Pantazis përfundon në spital

08:10, 09/06/2021
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur grek Lefteris Pantazis ka përfunduar në spital teksa darkonte me miqtë e tij.

Ai foli për incidentin e tij në gossip-tv.gr dhe përshkroi se si ndodhi aksidenti.

‘Shkova të marr telefonin dhe karrigia në të cilën isha ulur rrëshqiti mbrapa. Pa e kuptuar nga një moment në tjetrin e gjeta veten të plagosur. Karrigia ime u gjend pas karriges së pasme dhe atje godita kokën. Për fat të mirë unë nuk u rrëzova në tokë se do të lëndohesha më rëndë’’ duke shtuar :

''Fatmirësisht dëmtimi ishte sipërfaqësor dhe unë nuk duhej të qëndroja në spital. Atë më dhanë ilaçet që duhet ndjek dhe pas dhjetë ditësh më duhet të heq qepjet. Thjesht duhet të qëndrojë në shtëpi për këtë kohë. Nuk e di si ndodhi, por unë isha me fat në fatkeqësinë tine.Gjithcka është në rregull dhe po pres të shërohem për t’u kthyer në detyrimet e mia’’ përfundoi ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco