E dëgjuat këngën e re të Ledri Vulës me protagoniste Morena Tarakun?

E dëgjuat këngën e re të Ledri Vulës me protagoniste Morena Tarakun?

20:47, 18/05/2021
A+ Aa A-

Ledri Vula sapo publikoi pprojektin e tij që mban titullin “Don mo” dhe ashtu siç i ka hije këngëve të këtij sezoni është ritmike, e me siguri do na shoqërojë gjatë gjithë muajve të ardhshme.

 

Klipi është xhiruar në Dubai, teksa protagoniste e tij është modelja Morena Taraku. Ky është projekti i parë muzikor i Ledrit i publikuar këtë vit dhe është pritur shumë mirë nga publiku.

 

Kujtojmë se pak ditë publikoi një sekuencë të shkurtër të kësaj kënge, që u bë virale ende pa u lançuar.

 

Fansa të shumtë të reperit po bëjnë video në “TikTok” dhe rrjete të tjera sociale duke kënduar e kërcyer. Po ashtu, është zbuluar se shumë shpejt reper do sjellë një bashkëpunim me Kidën, por nuk ka ende detaje rreth tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco