FOTO/ Rita Ora shpenzon shifrën marramendëse për këtë veshje

FOTO/ Rita Ora shpenzon shifrën marramendëse për këtë veshje

20:15, 18/05/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, njihet për stilin e saj unik, eksperimentimin me veshjet dhe guximin në ndryshimin e look-ut.

 

Së fundmi, ajo ka shkëlqyer në eventin “Vida Glow” në Syney, ku bukuroshja shqiptare u shfaq me një jumpsuit rozë “Alex Perry”, e cila kushton plot 1950 dollarë. Këtë veshje, ajo e kishte kombinuar edhe me një varëse prej ari dhe me një palë vathë formë rrethi.

 

Në këtë ngjarje, Rita u bë bashkë me disa të famshëm vendas australianë, duke përfshirë modelet Jesinta Franklin dhe Gemma Ward.

 

Kujtojmë se kohët e fundit, ylli i popit po përflitet për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Së fundmi, artistja shqiptare u fotografua teksa drekonte bashkë me regjisorin dhe personazhe të tjerë të famshëm në Sydney.

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco