Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

Vëllai i aktorit grek që u akuzua për përdhunim të miturish, gjendet i mbytur në Angli

Vëllai i aktorit grek që u akuzua për përdhunim të miturish, gjendet i mbytur në Angli

19:58, 18/05/2021
A+ Aa A-

Stathis Anthis ka humbur jetën dhe kufoma u gjet në bregdetin jugor të Devon në Angli.

Stathis është vëllai i aktorit Dimitris, i cili u bë i njohur pas akuzave për abuzim seksual nga një aktor i famshëm.

33-vjeçari ishte zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit, dhe më 13 mars familja e tij iu drejtua autoriteteve me një denoncim për humbjen e kontakteve me 33-vjeçarin.

 

Rezultatet e ADN-së zbuluan të vërtetën dramatike, edhe pse dyshimet ishin shtuar akoma më shumë pas gjetjes së trupit 13 prill. Autoritetet zbuluan shumë nga karakteristikat e 33-vjeçarit siç ishin tatuazhet dhe veshja e tij në momentin e zhdukjes.

Autoritetet britanike ishin në pritje të rezultateve të mostrave të ADN-së të cilat u krahasuan me të të vëllait Dimitris që udhëtoi drejt Britanisë për të qenë 100% i sigurt para se të dilej në një përfundim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco