Akuzohet për abuzim seksual/ Aktori i njohur dënohet me 3 vjet burg

Akuzohet për abuzim seksual/ Aktori i njohur dënohet me 3 vjet burg

19:07, 18/05/2021
A+ Aa A-

Aktori i njohur, Kevin Guthrie, është dënuar me tre vite burg për abuzim seksual ndaj një gruaje në Glasgow të Skocisë.

 

Guthire është i njohur për rolin e tij si Abernathy në filmin “Fantastic Beasts”.

Mediat e huaja shkruajnë se ai abuzoi me 29-vjeçaren pas një nate në të cilën ajo u sëmur.

 

Sipas “The sun”, incidenti ndodhi në vitin 2017, në banesën e aktorit Scott Reid. Aktorja dëshmoi se Guthrie e preku dhe e dhunoi seksualisht, teksa po e ndihmonte të shkonte në shtrat.

 

Ndërkohë ai pretendoi se po e ndihmonte vetëm që të shtrihej, por ADN-ja e tij u gjet më vonë në rrobat e tij të brendshme. Edhe pse Guthrie u ankua në gjykatë se ky vendim mund të ishte fatal për karrierën e tij, gjykata nuk ndërroi mendje.

 

“Ju ishit në gjendje ta ndihmonit kur ajo nuk ndihej mire. Ky është një krim i urryer, ju duhet ta kishit vëzhguar atë derisa ajo të mund të kujdesej për veten e saj.”- tha gjykatësi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco