Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Ana Tendler përfundon në rehabilitim pas tradhëtisë së bashkëshortit

Ana Tendler përfundon në rehabilitim pas tradhëtisë së bashkëshortit

15:47, 18/05/2021
A+ Aa A-

Bashkëshortja e komedianit të njohur John Mulaney, Ana Marie Tendler ndoqi rehabilitim për arsye emocionale pas pretendimit se është tradhëtuar nga bashkëshorti.

AJ Benza zbuloi në podcastin e tij, ”Fame,Ain`t It A Bitch” se artistja Tendler shkoi në një terapi në Silver Hill.

Një burim tha se: Ajo nuk foli fare për këtë, por dukej qartë se kishte probleme në martesën e saj.

Javën e kaluar u zbulua se Mulaney i kishte kërkuar Tendler divorcin në muajin Shkurt pasi u largua nga rehabilitimi.

Ajo tha në një deklaratë, “Unë jam zemërthyer që John ka vendosur që t'i japë fund martesës sonë. I uroj sukses ndërsa vazhdon shërimin ”.

Në fund të javës së kaluar u zbulua se Mulaney po takohet me aktoren Olivia Munn dhe se të dy kanë një marrëdhënie “të re” dhe se fillimisht janë takuar në një kishë në Los Anxhelos.

"Page Six" zbuloi ekskluzivisht javën e kaluar se ish-shkrimtari i "SNL" Mulaney kishte kërkuar Tendler për një divorc në shkurt pasi ai u largua nga rehabilitimi.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco