Horoskopi javor 17-23 maj, puna dashuria dhe ekonomia sipas Jorgo Pullës

Horoskopi javor 17-23 maj, puna dashuria dhe ekonomia sipas Jorgo Pullës

14:37, 18/05/2021
A+ Aa A-

DASHI JAVOR

17/05/2021 TO 23/05/2021

Një javë e rehatshme nga ana komunikuese fillon pasi hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5 tregon se do ekzistojnë shumë mundësi për të qëndruar me shokë, të afërm akoma dhe me komshinj dhe madje tani fillon një periudhë shumë e mirë në vija të përgjithshme për të bërë lidhje publike! Në fundjavë do duhet ti kushtoni vëmëndje të vecantë disa informacioneve që do vinë në veshët tuaja apo në disa biseda që mund të ekzistojnë, pasi katrori Merkurit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Neptunin tek Peshqit në 22/5 ka mundësi të krijojë një “terren të turbëllt” në cështje që ju pëkasin.

Dashuria

Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve por edhe trekëndësi Afërditës që ndodhet dhe ajo tek Binjakët me Saturnin tek Ujori në 20/5, tregon se këto ditë janë shumë të mira për tu përpjekur për zhvillimin e një lidhjeje që ju intereson. Nëse jeni beqarë nuk përjashtohet nëpërmjet njerzve që ndodhen në ambjentin tuaj shoqëror të bëni një njohje e cila duket shumë premtuese. Ruani një rezevë të vogël brenda fundjavës pasi katrori Merkurit/Neptunit mund të sjellë fjalë dhe premtime të cilat ama do jenë vështirë të realizohen.

Puna dhe Ekonomia

Cështjet që lidhen me punën duket se nuk do ndodhen në epiqëndrën e interesit tuaj këtë javë por do ekzistojnë mundësi për të menaxhuar mjaft prej tyre. Rol të rëndësishëm në to do luajë komunikimi por edhe personat që ndodhen në ambjentin tuaj profesional. Jepini prioritet takimeve profesionale dhe bisedave për punën, pasi sa kalojnë ditët e javës ka mundësi të ekzistojë një nivel vështirësie.

DEMI JAVOR

17/05/2021 TO 23/05/2021

Java fillon nga ana astrologjike me hyrjen e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5 dhe kjo zhvnedosje do kthejë vëmëndjen tuaj në fushën ekonomike. Tani fillon  një periudhë që ka nevojë ti kushtoni më shumë kujdes financave, pasi dhe do ekzistojnë mundësi për të menaxhuar cështjet ekonomike të lëna pezull por dhe të bëni një marrveshje të mirë. Trekëndëshi Afërditës që ndodhet dhe ajo tek Binjakët me Saturnin tek Ujori do realizohet të njëjtën ditë (20/5) dhe do ndihmojë në menaxhimin e një cështjeje që lidhet me fushën ekonomike dhe periudhën e kaluar ka mundësi t’ju ketë shqetësuar shumë.

Dashuria

Trekëndëshi Afërditës me Saturnin do bëjë të fortë nevojën për siguri sentimentale dhe është ajo që do kërkoni por edhe do investoni përsa i përket një lidhjeje. Nëse jeni beqarë katrori Merkurit që dnodhet dhe ai në shenjën e Binjakëve me Neptunin tek Peshqit në 22/5, tregon se disa biseda që lidhen me cështjet sentimentale do kenë nevojë të vecantë brenda fundjavës për të mos ju shtyrë në përfundime të gabuara në lidhje me zhvillimin e  një njohjeje.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë do i kushtoni vëmëndje të vecantë fushën profesionale dhe akoma më shumë nëse ekzistojnë disa cështjet ekonomike të lena pezull që lidhen me një punë profesionale. Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve tregon se siguria ekonomike do jetë prioriteti juaj për periudhën e ardhshme. Sa kalojnë ditët e javës do duhet ti kushtoni më shumë rëndësi disa bisedave profesionale që do keni, pasi katrori Merkurit me Neptunin në 22/5 tregon se mund të shfaqen disa hamendësime gjatë tyre.

BINJAKËT JAVOR

17/05/2021 TO 23/05/2021

Hyrja e Diellit në shenjën tuaj në 20/5 shenjëstron muajin e ditëlindjes tuaj dhe një periudhë shumë të mirë për të treguar veten tuaj! Ka mundësi të ekzistojnë dhe zhvillime pozitive përsa ka lidhje me fushën e lidhjeve ndërpersonale dhe qëndrimin tuaj përballë tyre, do përcaktojë ngjarjet e periudhës së ardhshme. Të njëjtën ditë do realizohet dhe një kënd pozitiv midis Afërditës që ndodhet dhe ajo në shenjën tuaj dhe Saturnit që ndodhet në shenjën e Ujorit, dicka që tregon se do ekzistojnë mundësi për të menaxhuar një cështje edukative apo disa cështje që lidhen me zhvendosje apo një udhëtim.

Dashuria

Një javë e mirë fillon për cështjet tuaja sentimentale dhe në këtë do marrë pjesë dhe hyrja e Diellit në shenjën tuaj por edhe trekëndëshi Afërditës me Saturnin. Një njohje e re apo e afërt duket se do zhvillohet në një lidhje stabile pasi ndodheni në një fazë të jetës tuaj që dini pikërisht c’farë doni dhe ajo është që kërkoni. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje nga fundi javës do duhet të jeni të kujdesshëm dhe të shmangni “pasaktësi” përsa i përket cështjeve që do ekzistojnë për bisedim me partnerin tuaj, pasi katrori Merkurit që ndodhet dhe ai në shenjën tuaj me Neptunin në 22/5, mund t’ju ndikojë dhe të thoni gjëra për të cilat nuk jeni të sigurt.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë duket se do ju shqetësojnë shumë cështje që lidhen me punën dhe kjo është dicka që do bëhet më shumë e ndjeshme gjatë gjysmën e saj të dytë. Nëse shfaqet një mundësi për të marrë pjesë në një seminar apo një certifikim për punën tuaj, mirë do ishte të mos e lini të kalojë e pashfrytëzuar pasi ajo do mundej t’ju ofrojë ndihmë thelbësore në fushën profesionale. Nga fundi javës përshkak të katrorit të Merkurit me Neptunin do duhet të jeni vecanërisht të kujdesshëm përsa lidhet me ato që jeni dakort në punë.

GAFORRJA JAVOR

17/05/2021 TO 23/05/2021

Një javë e re hapet përpara jush dhe duket se gjatë saj do ekzistojnë mundësi për tu ristemuar. Prezenca Diellit në shenjën e Binjakëve nga data 20/5 inaguron një periudhë shumë të mirë për tu larguar nga burime ankthi dhe persona toksikë. Kjo do ju ndihmojë vecanërisht për të mbledhur fuqitë pasi është fakt se do ndikoheni mjaftueshëm nga ata me të cilët do shoqëroheni. Të njëjtën ditë trekëndëshi Afërditës që ndodhet dhe ajo tek Binjakët me Saturnin tek Ujori ju ndihmon të sqaroni cështjet e të kaluarës.

Dashuria

Këtë javë ka mundësi të zgjohen ndjenja që lidhen me një lidhje të kaluarës dhe ka shumë mundësi të përbëjnë shkak për të filluar të mendoni përsëri ngjarje të kaluara. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje ndoshta mund të ekzistojë një bisedë me partnerin tuaj i cili do mbledhë një situarë, pasi katrori Merkurit me Neptunin në 22/5 do krijojë një mundësi të tillë. Për këtë arsyje do duhet ti kushtoni vëmëndje të vecantë në c’do gjë që dhe mund të thuhet dhe të mos dilni në përfundime të nxituara.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë përpiquni të ruani letrat tuaja të mbulluara përsa lidhet me zhvillimin e një cështjeje profesionale pasi dicka e tillë do ju ndihmojë të jeni më produktiv në këtë dhe të keni më shumë mundësi për t’ja dalë mbanë. Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve krijon mbyllje në vetvete, por e cila do jetë shumë ndihmuese për zhvillimin e cështjeve tuaja profesionale. Shmangni të lëvizni fshehurazi në disa cështje, pasi dicka e tillë do mundej të kthehet mbrapsht.

LUANI JAVOR

17/05/2021 TO 23/05/2021

Me hyrjen e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5 duket se këtë javë do ekzistojnë shumë mundësi për të fituar kohën e humbur me shokët tuaj dhe me persona që keni kohë pa parë. Një javë e këndshme interpretohet kjo për ju me komunikim, kontakte dhe biseda me persona të dashur. Trekëndëshi Afërditës që ndodhet dhe ajo në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet tek Ujori nuk përjashtohet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e një lidhjeve sentimentale apo shoqërore. Hapat e vogla dhe të qëndrueshme në të tilla lloj lidhjesh do ndihmojnë rëndësishëm në rrugëtimin e tyre.

Dashuria

Trekëndëshi Afërditës me Saturnin tregon se këto ditë do jenë përcaktuese për zhvillimin e një njohje të fundit apo një lidhjeje të re. Klima që do krijohet midis jush dhe atij që ju intereson do ndikojë pozitivisht dhe kjo është lajmi i këndshëm i javës. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje ka shumë mundësi të ekzistojnë disa cështje të cilat lidhen me persona të ambjentit tuaj të afërt dhe mundësisht të krijohen kundërshtime me partnerin tuaj. Përpiquni të mos lini cështjet e të tjerëve të ndikojnë lidhjen tuaj, pasi dicka e tillë do ketë pasoja afatgjata.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë do ekzistojnë mundësi për të menaxhuar dhe cështje profesionale dhe rol të vecantë në këtë do luajë dëshira me të cilat do ti qasni. Klima në punë duket se është shumë e mirë dhe ka shumë mundësi të afroheni akoma më pranë me disa kolegët tuaj. Nga fundi javës (22/5) katrori Merkurit që ndodhet dhe ai në shenjën e Binjakëve me Neptunin tek Peshqit tregon se do duhet të veconi ndjenjat nga llogjika në cështjet e punës. Ka mundësi të nevojitet të merrni një vendim për punën, por mirë do ishte ta bëni me bazë të dhënave që ekzistojnë.

VIRGJËRESHA JAVOR

17/05/2021 TO 23/05/2021

Cështjet që lidhen me punën janë ato që do ndodhen në prioritet për ju këtë javë, dicka e cila do vuloset nga hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5. Akoma ka mundësi të ekzistojë një arritje profesionale e cila do theksojë vetbesimin tuaj dhe do ju ofrojë dhe optimizëm për të ardhmen e një pune. Të njëjtën ditë do realizohet trekëndëshi Afërditës që ndodhet dhe ajo tek Binjakët me Saturnin që ndodhet tek Ujori që tregon se do ekzistojnnë mundësi në fushën profesionale, por do duhet të ndiqni ritmin e të duhurës.

Dashuria

Puna ka mundësi t’ju largojë nga cështjet që lidhen me jetën tuaj personale dhe kjo është dicka që do duhet të keni kujdes këtë jave, vecanërisht nëse ndodheni në një lidhje. Nëse jeni beqarë orët që do kaloni në punë ka shumë mundësi t’ju afrojnë pranë me një person që ndodhet në ambjentin tuaj profesional apo lidhet me të. Në fund të javës, do duhet ti kushtoni shumë vëmëndje bisedave që mund të keni me persona që ju kanë tërhequr vëmëndjen, pasi katrori Merkurit që ndodhet tek Binjakët me Neptunin tek Peshqit tregon se disa biseda ndoshta mund të krijojnë hamendësime.

Puna dhe Ekonomia

Fusha profesionale do ketë nderin e saj këtë javë pasi rrethanat astrologjike do e sjellin në sipërfaqje me c’do mënyrë. Brenda këtyre ditëve do ekzistojnë mundësi për të kërkuar dicka në një cështje profesionale por dhe mundësi për tu dalluar për përkushtimin tuaj në punë. Nga fundi javës do duhet të jeni vecanërisht të kujdesshëm pasi katrori i Merkurit me Neptunin mund të krijojë një “terren të turbullt” në lidhjet profesionale dhe bashkpunime. Kjo mund të fillojë nga disa biseda, të cilat mund t’ju ngatërrojnë më shumë në disa cështje.

PESHORJA JAVOR

17/05/2021 TO 23/05/2021

Këtë javë do ekzistojnë rrethana favorizuese për të lënë një takim me një person që keni kohë pa parë apo me persona të cilat ndodhen në rrethin tuaj të afërt por periudhën e fundit kishit humbur kontaktin tuaj. Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5 tregon se kjo do jetë një javë komunikuese dhe sociale. Nuk përjashtohet me shkak disa takime që do keni me persona të rrethit tuaj të ngushtë dhe të gjërë, të filloni avash avash të bëni disa plane për një arratisje me destinacion të afërt! Nga fundi javës do duhet ti kushtoni vëmëndje të vecantë në cështjet e punës pasi dhe në disa detyrime të përditshmërisë, sepse duket se “vrapojnë”.

Dashuria

Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëbe është një zhvendosje favorizuese planetare për ju, inaguron një periudhë vecanërisht komunikuese. Kjo do ndihmojë në njohje të reja të cilat do vijnë nëpërmjet personash që ndodhen në rrethin tuaj të gjërë. Trekëndëshi Afërditës që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet tek Ujori në 20/5 do sjellë në sipërfaqje disa cështje që lidhen me një lidhjen tuaj personale. Me këto do nevojitet të merreni dhe të investoni kohë dhe vëmëndje, për të mundur ti lini pas vetes.

Puna dhe Ekonomia

Ndërkohë do ekzistojnë shumë punë dhe detyrime profesionale duket se interesi juaj do jetë shumë i vështirë të përqendrohet në ato dhe kjo është “pika” që duhet të keni kujdes brenda kësaj jave. Kështu që ju ka mundësi të mendoni udhëtime, takime dhe komunikimin me persona të dashur, por punët nuk do presin! Mirë do jetë ti jepni prioritet dhe të merreni me to në fillim të javës, pasi sa kalojnë ditët katrori Merkurit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Neptunin në shenjën e Peshqëve (22/5) mund të krijojë pengesa në menaxhimin e tyre dhe shqetësim në komunikim.

AKREPI JAVOR

17/05/2021 TO 23/05/2021

Këtë javë ka mundësi të vijnë në sipërfaqje disa cështje të cilat lidhen me cështjet ekonomike të lëna pezull pasi hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5, tregon se kjo fushë do ju shqetësojë vecanërisht periudhën e ardhshme. Sigurisht tani fillon një periudhë ku nëse merreni me të ekzistojnë shumë mundësi të mëdha për të arritur të menaxhoni c’do cështje të lënë pezull që mund të keni. Nga fundi javës katrori midis Merkurit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Neptunin që ndodhet në shenjën e Peshqëve, ju thotë se për c’do gjë që mund të bëni nevojitet të jeni të përqendruar në të dhe të shmangni të dilni në përfundime të nxituara.

Dashuria

Trekëndëshi Afërditës që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet në shenjën e Ujorit do ndikojë pozitivisht në zhvillimin e një lidhjeje e cila ka filluar së fundmi. Ky është një kënd ndihmues dhe stabilizues për cështjet tuaja sentimentale si të jeni beqarë si të ndodheni tashmë në një lidhje. Nese keni gjetur partnerin tuaj tashmë është shumë e mundur t’ju jepet mundësia të sqaroni disa cështje midis jush, të cilat ju kishin larguar. Nga fundi javës me katrorin e Merkurit/Neptunin mirë do jetë të ruani një rezervë të vogël në fjalë të mëdha.

Puna dhe Ekonomia

Cështjet që lidhen me punën mund t’ju krijojnë ndjenja kontradiktore këtë javë dhe ka shumë mundësi t’ju vënë në procedurë që do t’ju ngatërrojë përsa ka lidhje me c’farë duhet të bëni. Mirë do jetë të shmangni vendimet e nxituara ashtu si gjithashtu dhe përfundimet e nxituara kryesisht për cështje profesionale dhe ekonomike. Nëse dicka ju duket mjaft e ngatërruar përpiquni të fitoni kohë, sesa të merrni një vendim që nuk e keni menduar mirë

SHIGJETARI JAVOR

17/05/2021 TO 23/05/2021

Kjo javë me hyrjen e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5 duket se do filloni të mendoni më shumë fushën e lidhjeve tuaja ndërpersonale dhe ti kushtoni më shumë rëndësi të dhënave që ekzistojnë në të. Një lidhje personale apo një bashkpunim vjen në sipërfaqje dhe dujet se ka të gjitha shenjat për tu zhvilluar në favorin tuaj. Trekëndëshi Afërditës që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet tek Ujori do ndihmojë vecanërisht në zhvillimin e lidhjeve personale me një kusht vetëm, të keni menaxhuar disa cështje të lëna pezull që vijnë nga e kaluara.

Dashuria

Një lidhje që ekziston në jetën tuaj këtë periudhë do fillojë të zhvillohet nga kjo javë dhe nuk përjashtohet të ekzistojnë dhe mendime për hapin e ardhshëm në të. Prezenca Diellit në shenjën e Binjakëve por edhe trekëndëshi Afërditës me Saturnin do favorizojë shumë c’do cështje tuajën sentimentale. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi të njihni një person nëpërmjet njerzve që ndodhen në ambjentin tuaj të ngushtë dhe komunikimi që do ekzistojë midis jush këtë periudhë do ju afrojë akoma më shumë. Në fund të javës do duhet ti kushtoni më shumë kujdes bisedave që do keni, pasi katrori Merkurit/Neptunit ka mundësi të krijojë ngatëresa.

Puna dhe Ekonomia

NJë lidhje profesionale apo një bashkpunim duket se do ju shqetësojë shumë këtë javë por nuk nevojitet të stresoheni për cështjet që ekzistojnë në të. Prezenca e Merkurit në shenjën e Binjakëve do ndihmojë rëndësishëm komunikimin tuaj me të tjerët, i cili do përbëjë A-në dhe Zh-në për menaxhimin e cështjeve që mund të ekzistojnë në lidhjet profesionale. Në fundjavë do duhet të keni kujdes vecanërisht në rast se keni lënë disa biseda profesionale, pasi katrori Merkurit me Neptunin në 22/5 ndoshta krijon shqetësim dhe menaxhe të ngatërruara.

BRICJAPI JAVOR

17/05/2021 TO 23/05/2021

Përditshmëria dhe cështjet e punës duket se do ju shqetësojnë shumë këtë javë pasi do ekzistojnë shumë gjëra për tu menaxhuar. Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5 do sjellë mundësi për të sistemuar sa më mirë mundeni cështje që lidhen me detyrimet e punës, angari por edhe disa cështje urgjente të cilat ka mundësi të shfaqen. Mirë do ishte ti kushtoni rëndësi të vecantë komunikimit tuaj me të tjerët, pasi katrori Merkurit që ndodhet dhe ai tek Binjakët me Neptunin tek Peshqit nga fundi javës mund të sjellë disa keqkuptime apo disa hamendësime midis jush.

Dashuria

Balanca është e nevojshme këtë javë vecanërisht në rast se ndodheni tashmë në një lidhje pasi është fakt se përditshmëria do thithë mjaft nga koha juaj por dhe vëmëndja juaj. Trekëndëshi Afërditës që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet tek Ujori në 20/5 tregon se vec “detyrimeve” të punës do ekzistojnë dhe  ato sentimentale! Nëse jeni beqarë jepini kohë një njohjeje e cila do bëhet brenda këtyre ditëve dhe shmangni të dilni në përfundime të shpejta.

Puna dhe Ekonomia

Cështjet që lidhen me punën do ndodhen në epiqëndrën e interesit tuaj këtë javë ashtu si gjithashtu dhe disa detyrime pune të cilat duket se nuk mund të shtyhen. Mos lini t’ju stresojë dicka nga të më të mësipërmet pasi duket se do ekzistojnë mundësi dhe mënyra për ti menaxhuar. Pak më shumë vëmëndje ka nevojë komunikimi vecanërisht nga fundi javës, pasi katrori Merkurit me Neptunin mund të krijojë debate të mbuluara, të cilat ama do përbëjnë ushqim për komente.

UJORI JAVOR

17/05/2021 TO 23/05/2021

Këtë javë me hyrjen e Diellit në shenjën e Binjakëve në 20/5 duket se mund të ekzistojnë një interes i ri sentimental për ju apo dicka e cila do ju drejtojë të përqendroheni në jetën tuaj personale. Këto ditë do kenë mundësi përsa ka lidhje me zhvillimin e cështjeve personale, dicka e cila do vuloset dhe nga trekëndëshi midis Afërditës që ndodhet dhe ajo në shenjën e Binjakëve me Saturnin që ndodhet në shenjën tuaj. Të mbani mend se nëse ju intereson një lidhje është një dorën tuaj të zhvillohet, pasi lëvizjet dhe përballja juaj do luajnë rol të rëndësishëm. Nga fundi javës kushtojini vëmëndje fushën ekonomike dhe përpiquni të shmangni shpenzimet e tepruara.

Dashuria

Këto ditë janë shumë ndihmuese për zhvillimin e një flirti por edhe njohjesh që keni bërë në të kaluarën e afërt, pasi dhe hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve por edhe trekëndëshi Afërditës me Saturnin sjell mbarësi në cështjet tuaja sentimentale. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje tani është një periudhë shumë e mirë për të men duar nëse dhe sa shumë doni të rinovoni këtë lidhje dhe të mendoni zhvillimin e saj, pasi duket se do hyjnë baza akoma më të forta.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë nuk do jetë aq e lehtë të përqendroheni në detyrimet tuaja profesionale pasi duket se një person i caktuar apoi një cështje e caktuar nga një fushë të tjetër kryeson mendimet tuaja. Të mbani mend se do ekzistojnë mundësi për të menaxhuar cështjet profesionale mjafton ti kushtoni qoftë dhe kohën më të paktë. Nga fundi javës kushtojini vëmëndjen më të shumtë në fushën ekonomike, pasi katrori Merkurit që ndodhet në shenjën e Binjakët me Neptunin tek Peshqit (22/5) tregon se ndoshta mund të ekzistojnë një paqëndrueshmëri tek ajo.

PESHQIT JAVOR

17/05/2021 TO 23/05/2021

Hyrja e Diellit në shenjën e Binjakëve këtë javë në 20/5 tregon se fillon një periudhë e re gjatë së cilës do nevojitet ti kushtoni prioritet cështjeve që lidhen me cështjet familjare dhe detyrimeve të shtëpisë. Mënyra me të cilën do ti shihni këto cështje do ndikohet rëndësishëm dhe në zhvillimin e tyre dhe sa më pozitivisht ti qasni aq më e lehtë do jetë ti menaxhoni. Nga fundi javës komunikimi dhe bisedat kanë nevojë për më shumë vëmëndje pasi katrori Merkurit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Neptunin në 22/5 ka mundësi të krijojë  një shqetësi komunikues i cili me rradhën e saj do drejtojë në hamendësime me personat tuaj të dashur.

Dashuria

Trekëndëshi Afërditës që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Saturnin tek Ujori mund të sjellë biseda me partnerin tuaj dhe nuk përjashtohet në tavolinën e bisedave të ekzistojnë dhe një bashkjetese- apo – nëse qëndroni tashmë së bashku- një ndryshim përsa ka lidhje me shtëpinë tuaj. Nëse jeni beqarë, kjo javë mund të mos jetë aq “ofruese” nga ana sentimentale dhe komunikimi ka nevojë për vëmëndje të vecantë, pasi ka mundësi të ekzistojnë biseda me një person që ju intereson, nga të cilat ama mund të dalin përfundime të gabuara.

Puna dhe Ekonomia

Prezenca Diellit në shenjën e Binjakëve përforcon mbylljen në vetvete, dicka që nuk do ju ndihmojë në menaxhimin e cështjeve profesionale, vecanërisht nëse ato kanë nevojë për komunikim dhe kontakt me të tjerët. Këtë javë do jeni më produktiv nëse punoni vetëm apo sa më shumë është e mundur më i pambrojtur nga rrethanat e jashtme. Në fund të javës do duhet ti kushtoni më shumë vëmëndje një bisede profesionale, për të mos u shfaqur hamendësime.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco