Reperja e njohur mbulohet me dhurata nga...

Reperja e njohur mbulohet me dhurata nga...

20:48, 17/05/2021
A+ Aa A-

Këngëtaja Tayna numëron miliona fansa, të cilët i kanë shprehur gjithmonë dashurinë në forma nga më të ndryshmet, por sot ajo është surprizuar si kurrë më parë prej tyre.

 

Tayna ka zbuluar se një grup vajzash, që janë fanse të saj, e kanë vizituar në shtëpi dhe e kanë mbuluar me dhurata.

 

Reperja ka publikuar në “Instagram” një foto, në të cilën shihet se ka marrë dhurata të shumta, duke nisur nga varset, çokollatat e deri tek dedikimet e veçanta me foto të saj.

 

“Çikat e mia ma të mirat në botë kanë ardh me më vizitu sot. Fansat më të mirë në botë”, ka shkruar Tayna.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco