Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Dhorata Dora dhe Maitre Gims në një bashkëpunim?

Dhorata Dora dhe Maitre Gims në një bashkëpunim?

18:45, 17/05/2021
A+ Aa A-

Dhurata Dora do bashkojë sërish forcat me këngëtarin e mirënjohur ndërkombëtar Maitre Gims, për një super projekt.

 

Ishte deklarata e bërë nga DJ i artistit francez, ajo që gëzoi fansat e dyshes, i cili për më tepër ka treguar se kënga titullohet “Comete”.

 

Gjithashtu, ky projekt do ketë edhe një videoklip, por nuk ka ende asnjë detaji tjetër. Megjithatë, dyshimet janë se projekti i tyre është xhiruar në Maldives, ku edhe këngëtarja shqiptare udhëtoi në muajin mars.

 

U tha se udhëtimi i saj lidhet me punën dhe fillimisht u dyshua për një bashkëpunim me Capital T, i cili po ashtu ndodhej ato ditë në të njëjtin vend.

Mirëpo, nëse do shihnim rrjetet sociale do vëmë re se edhe Maitre ka udhëtuar drejt Maldives në mars dhe ka publikuar foto nga i njëjti vend.

 

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që dy artistët bëhen bashkë. Në dhjetor të 2019, ata sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Te quiero”.

Kjo këngë u prit goxha mirë nga publiku ndonëse është vetëm në versionin audio dhe nuk u shoqërua nga një videoklip zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco