Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin/ Kejvina Kthella në një lidhje të re?

Shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin/ Kejvina Kthella në një lidhje të re?

12:15, 13/05/2021
A+ Aa A-

Ashtu sikurse personazhe të tjerë të famshëm, as Kejvina Kthella nuk i ka rezistuar Dubait, i cili është kthyer në atraksionin e ditëve të fundit.

Modelja e njohur po shijon ditët e nxehta dhe shpeshherë ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale foto mjaft provokative.

Image

Krahas imazheve provokuese, postimi i fundit i modeles ka shtuar dyshimet se ka nisur një lidhje të re.

Modelja ka publikuar një foto ku shihet nën shoqërinë e një djali, të përqafuar me njëri-tjetrin, portretin e të cilit e ka mbuluar me një emoji.

Kaq ka mjaftuar që fansat të spekulojnë se bëhet fjalë për një romancë të re dashurie.

Megjithatë, Kejvina ende nuk ka reaguar ndaj këtyre thashethemeve.

Ajo është përfolur shpeshherë për romanca të ndryshme, por gjithmonë është treguar shumë e rezervuar duke mos komentuar asgjë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco