Vasjan Lami: Më ngushëllon qëndrimi i ndërkombëtarëve për Teatrin. Radoja njeri me shumë humor …

Vasjan Lami: Më ngushëllon qëndrimi i ndërkombëtarëve për Teatrin. Radoja njeri me shumë humor …

22:57, 11/05/2021
A+ Aa A-

I ftuar në A-Show, aktori i mirënjohur i kinemasë dhe teatrit shqiptar, Vasjan Lami, foli për prishjen e Teatrit si edhe për ndarjen nga jeta të mikut të tij Guljem Radoja

‘Gjëja që më ngushëllon më shumë është qëndrimi i ndërkombëtarëve për shembjen e Teatrit Kombëtar. Teatri që u bë ishte për të mbyllur gojën. Ai ka kushte amatoreske, as si shtëpi kulture rrethesh nuk është. Në fillimet tona në teatër ishte një audiencë fikse, që e donte teatrin. Kur vinin visheshin më me elegancë.  Luiza Xhuvani, femër shumë e fortë dhe me shumë karakter, për mua aktorja më e mirë aktuale. 

Kam pasur fatin të filloj punë në teatër që në gusht të vitit 1978, fat sepse kam njohur të gjithë brezin e vjetër. Gulielm Radoja ishte me shumë humor, nuk e mbaj mend ndonjëherë të mërzitur. Vlerat kanë shkuar tek ata që kanë para. Zhvlerësimi i vlerave ka ardhur aq natyrshëm, saqë tani duket normale.

Kam pasur shumë miqësi me Gulielm Radojën. Për lavdinë që kishte si artist duhet të ishte folur më shumë përpara se të largohej. Isha në varrim, kishte shumë njerëz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco