‘Donte vetëm famë’, Roza Lati publikon të dashurin dhe sqaron marrëdhënien

‘Donte vetëm famë’, Roza Lati publikon të dashurin dhe sqaron marrëdhënien

17:41, 11/05/2021
A+ Aa A-

Roza Lati ka realizuar së fundmi një set fotografik, që e rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike.

Roza u shfaq seksuale, teksa shihej me një zemër në dorë dhe e mbuluar me gjak.

Para publikimit të këtyre imazheve ajo la një shënim në “Instagram”, që i bëri ndjekësit të dyshonin se i kishte dhënë fund marrëdhënies me partnerin e saj.

 

“E pashë që nuk më donte për rozën, më donte për roza Latin. E pashë që më adhuronte vetëm në skenë, nuk më adhuronte në shtëpi. E pashë që ishte i dashuri perfekt vetëm kur ishin mes njerëzve dhe jo kur ishim vetëm. E pashë atë që ai adhuronte famën. Më thoshte ta ‘ha zemrën’ dhe unë ja hëngra vërtetë”, shkroi Roza para postimit të fotove.

ImageImageImageImage

Mirëpo duke qenë se ndjekësit nuk e kuptuan se bëhej fjalë thjesht për një projekt artistik, Roza u detyrua të shpjegonte se si qëndron e vërteta e marrëdhënies së saj. Moderatorja ka publikuar në “Instagram” një foto me të dashurin e saj misterioz, duke i fshehur fytyrën me një ’emoji’.

Image

Roza ka tregur se ajo është shumë e lumtur me të dashurin e saj dhe se e do shumë. Ajo shprehet se fotot dhe shënimi i lënë në “Instagram” nuk kanë lidhje me jetën e saj personale.

“Zemrat e mia, shoh që jeni shumë të shqetësuar se kush më paska zhgënjyer mua në atë far feje që unë bëra setin “Ta ha zemren”. Më keni bllokuar inboxin… Po ju ve në dijeni publikisht, që unë jam shumë e lumtur dhe Ok me të dashurin tim. E dua vërtetë.

Seti “ta haj zemren” ishte një frymëzim kur pam zemrën e silikonit të punuar aq reale sa thash… “wow” duhet ta bëj një foto me këtë. Normal që një organ në dorë do foto hardcore, do një set të egër. Dhe parukja bjonde na coi ne Mood të Divave që kanë qenë gjithmonv të zhgënjyera nga meshkujt. Kështu që, asgjë personale. Just Show! And Wild Fun! Ju dua shumë!”, shkruan Roza në postim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco