Klea Huta rrëfen planet për dasmë dhe tregon si e gjeti emrin e djalit

Klea Huta rrëfen planet për dasmë dhe tregon si e gjeti emrin e djalit

11:01, 11/05/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja dhe moderatorja Klea Huta dhe kompozitori Elgit Doda na surprizuan të gjithëve me publikimin e disa fotove nga Marrakeshi, ku dukeshin të veshur si nuse dhe dhëndërr.

U mendua se çifti i tha “PO” njëri-tjetrit në këtë vend dhe kështu e celebruan dashurinë e tyre në martesë.

Mirëpo, e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Kurthi i Piter Pan” ajo u shpreh se e gjitha ka qenë një set fotografik dhe se e kanë në planet e tyre një dasmë, megjithatë do të presin edhe pak derisa të rritet djali i tyre Krid.

E pyetur se si e zgjodhi emrin e djalit ajo u shpreh: "Kur unë isha shtatzënë, po shikoja nje film me Elgitin dhe po haja një mollë. Në atë kohë po kërkonim për emra për djalin dhe nuk po dinim kë te zhgjidhnim. Shiko këtej shiko andej nuk po na ngjiste asnjë emër. Edhe kështu ne po shikonim një film, ai djali, personazhi kryesor e kishte emrin Krid dhe unë thashë ‘Eureka.’"

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco