Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, Alex Rodriguez më afër ish gruas

Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, Alex Rodriguez më afër ish gruas

09:10, 11/05/2021
A+ Aa A-

Qëkur lidhja e tyre e dashurisë mori fund, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk kanë ndaluar së mbushuri kolonat mediatike me marrëdhënien e tyre intriguese.

Mediat amerikane tani shkruajnë se ish-lojtari i bejsbollit nuk e ka harruar kurrë plotësisht ish-gruan e tij, Cynthia Scurtis, transmeton KP.

 

Alex dhe Cynthia dolën përpara altarit në vitin 2002 dhe në martesë patën dy vajza, Ella dhe Natasha, por ata u shkurorëzuan në vitin 2008.

Si një arsye e divorcit, Scurtis përmendi braktisjen emocionale të fëmijëve dhe asaj. Ajo gjithashtu shtoi se martesa ishte prishur në mënyrë të pakthyeshme për shkak të lidhjes jashtëmartesore të Alex.

Pavarësisht kësaj, të dy qëndruan të lidhur pas divorcit dhe disa burime deklarojnë se ata janë shumë të afërt. Edhe pse Cynthia ka një burrë, Alex dhe ajo kohët e fundit morën pjesë në një ngjarje së bashku, dhe burimet që morën pjesë aty thanë se kimia mes tyre është e pamohueshme.

“Ai e kuptoi se nuk mund të donte asnjë grua tjetër si ish-gruan e tij dhe ai ia tha asaj atë. Edhe pse është e martuar, ajo nuk mund të mos ndjejë për Alex. Disa madje thonë se të dy janë në një lidhje të fshehtë dhe se ajo do të largohet nga burri i saj për shkak të ish-burrit të saj. Ajo është padyshim e vetmja grua që (Alex) e dashuron vërtet”, tha një burim për revistën People.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco