Xhoni Jesku flet për projektin e fundit dhe synimet e tij

Xhoni Jesku flet për projektin e fundit dhe synimet e tij

11:59, 10/05/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme, i ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ishte këngëtari Xhoni Jesku, tashmë pjesëmarrës në 'Këngën Magjike' 2021 me këngën ‘Një tjetër jetë’.

Xhoni tregoi se si e ka parë këtë ekperiencë të tij: Kisha shumë autokritika kur pashë veten, shikoja shumë detaje tek vetja ime, si për shembull, kam ndenjur pak shtrembër etj.

I pyetur nga Flavio në lidhje me feedbackun e këngës kur ajo sapo u publikua, Xhoni u shpreh: Kam marrë shumë mesazhe dhe shumë telefonata. Disa nga miqtë e mi më të ngushtë sigurisht që e kanë dëgjuar më parë këngën edhe familja po ashtu. Më e rëndësishmja është fakti se është kënaqësi që unë të dal në festivale të tilla të rëndësishme.

Ai tregoi gjithashtu se për të nuk është shumë e rëndësishme që rryma e këngës të jetë 'Trendy': Unë këngët i bëj për qejfin tim dhe të publikut dhe nuk më pëlqen ideja që çdo gjë e lidhim me tregun dhe nëse mendojmë veç për publikun humbasim shpirtin, më të rëndësishmin.

Në lidhje me pritshmëritë e tij në këtë kompeticion, Xhoni u shpreh:

Për mua gjëja më e rëndësishmë është shpirti dhe nësë unë ndjehem shpirtërisht plot, do të thotë që misionin tim e kam bërë, dhe nuk më intereson aspak çmimi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco