Meriton Mjekiqi heq dorë nga emisioni pas sherreve të njëpasnjëshme

Meriton Mjekiqi heq dorë nga emisioni pas sherreve të njëpasnjëshme

13:36, 09/05/2021
A+ Aa A-

Meriton Mjekiqi ka bërë me dije se nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Gjoni’s Black”.

Lajmi se do të largohet nga moderimi i programit ka qarkulluar prej disa ditësh, por vetë Meritoni mohoi zërat duke thënë në një intervistë se asgjë nuk është e vërtetë.

Por vetëm së fundmi është mësuar se Gjoni’s Black dhe Meritoni nuk do të bashkëpunojnë më me njëri-tjetrin.

Lajmi është konfirmuar përmes rrjeteve sociale nga “Gjoni Black” duke thënë se rrugët mes tyre janë ndarë në mënyrë paqësore.

“Ju urojmë të gjitha të mirat ata që ishin pjesë e jona, respekte! Një respekt i veçantë shkon për ekipin edhe mundësinë e secilit që kontribuoi për realizimin e këtij emisioni”, thuhej në njoftimin e “Gjoni Black”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco